Sporti

Bayerni nuk ‘dorëzohet’ për Harry Kane, ka një plan për transferimin e tij

02/15/2023 20:49
nga:Mergim Rreci

Bayern mbetet i interesuar për nënshkrimin e Harry Kane. Informacioni bëhet i ditur nga Bild, i cili bën me dije se anglezi është “ëndrra” e bavarezëve për të përforcuar sulmin.

Bild shkruan se bavarezët shpresojnë që reprezentuesi anglez të mos rinovojë për Spurs, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024, duke mundur të transferojë lojtarin me kosto zero në fund të sezonit të ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester United ka treguar interes për nënshkrimin e Kane, por Bayern beson se Tottenham nuk do të dëshirojë të shesë yllin e tyre te një konkurrent i drejtpërdrejtë.

Harry Kane, i cili së fundmi u bë golashënuesi më i mirë i Tottenhamit, ka shënuar 19 gola dhe tre asistime në 32 ndeshje këtë sezon nën drejtimin e Antonio Conte.

/GazetaBlic Sport/