Skuadra e Lazios do të përballet me CFR Cluj në Conference League.
Para kësaj ndeshje, trajneri i skuadrës italiane, Maurizio Sarri është paraqitur në konferencën për media, shkruan GazetaBlic Sport.
Aty ka thënë fjalë të mëdha për futbollistin kosovar, Ermal Krasniqi, i cili u transferua tek skuadra rumune nga Ballkani.
“Cluji ka në radhët e veta dy apo tre lojtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe Krasniqin. Ai është një lojtar shumë i fortë që luan në krahun e majtë dhe i cili është gati për ndeshje dhe kundërshtar të mëdhenj”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp.
Lazio dhe Cluj do të takohen të enjten nga ora 21:00 në “Stadio Olimpico” të Romës, në ndeshjen play-off të Ligës së Konferencës.



