Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, sot me rastin e Ditës së Ashkalive, së bashku me ushtarakët e FSK-së nga radhët e këtij komuniteti, mori pjesë në manifestimin qendror të kësaj dite, i cili u mbajt në sallën e sporteve Bil Clinton në Ferizaj, shkruan GazetaBlic.
“Sot me rastin e Ditës së Ashkalive së bashku me ushtarakët e FSK-së nga ky komunitet, morëm pjesë në manifestimin qendror të kësaj dite e cila u mbajt në sallën e sporteve Bil Clinton në Ferizaj”, shkroi Mehaj.
Ai më tutje tha se komuniteti ashkali zë vend të rëndësishëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe janë shembull i mirë i bashkëpunimit dhe i shërbimit ndaj atdheut, pjesëtarë të cilët detyrën e tyre ushtarake e kryejnë me nder, profesionalizëm dhe përkushtim.
“Vlen të theksohet që numri më i madh i kandidatëve për rekrutim në FSK në konkursin e fundit është po nga ky komunitet. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë ushtarakëve ashkali në FSK, komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroj ditën e tyre nacionale.Urime!”, shkroi Mehaj, përcjellë GazetaBlic.


