Lajme

Pasi u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb, Grenell falënderon Vuçiqin dhe popullin serb

02/15/2023 17:09
nga:Astrit Gashi

Ish-i dërguari special i Washingtonit për dialog, Richard Grenell, ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullin e Serbisë për urdhrin që iu dha sot.

Grenell u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb të shkallës së parë.

“Faleminderit Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithë Qeverisë së Serbisë dhe popullit të Serbisë për këtë mirënjohje të madhe. Sot kam marrë nderimin më të lartë, nderimin më të lartë të Urdhrit të Flamurit Serb, shkalla e parë”, shkroi Grenell në Twitter.