Lajme

Szunyog me lëvdata për FSK-në: Duartrokas punën dhe përpjekjet e FSK-së në Turqi, ka arritur të shpëtojë katër jetë

02/15/2023 16:30
nga:Astrit Gashi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.

Ai tha se është tejet i lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dal në ndihmë popullatës atje.

“Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë”, tha Szunyog.

Si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit që tronditi Turqinë dhe Sirinë, raportohet se kanë vdekur mbi 40 mijë persona.