Ishte një natë e rëndësishme dje për Milanin, pasi arriti të fitoj ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16 e UEFA Champions League. Kundërshtari ishte Tottenhami i Antonio Contes, i mundur me rezultatin 1-0 (gol nga Brahim Diaz), rezultat që mund të ishte edhe më i thellë duke pasur parasysh mundësitë në minutat e fundit nga De Ketelaere dhe Thiaw.
Për këtë rast, publiku ishte i nivelit më të lartë, jo vetëm për shfaqjen e ofruar, por mbi të gjitha për arkëtimet e klubit. Ndeshja mes Milanit dhe Tottenhamit regjistroi të ardhurat më të larta ndonjëherë në historinë e futbollit italian: 9,133,842 euro. U thye rekordi nga ndeshja mes Interit dhe Barcelonës e sezonit 2019/20.
Ndeshja mes Nerazzurrëve dhe Blaugranëve ndodhet kështu në vendin e dytë, ndërsa një tjetër ndeshje e Champions League nga Milani mbetet në podium këtë sezon: ndeshja kundër Chelseat të Potter, në fazën e grupeve të Championsit. Me atë rast, klubi i AC Milan arkëtoi një shumë prej pak më shumë se 6.8 milionë euro.


