Lajme

Sadiku: Kosova do të kishte sanksione, nëse Kurti s’pranon një marrëveshje të propozuar nga SHBA dhe BE!

02/15/2023 13:33
nga:Y I

“Unë mendoj se Kurti ne parim e ka pranuar planin per normalizimin e raporteve Kosovē Serbi”

Kështu potencoi për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku.

“Unë mendoj se z.Kurti në parim e ka pranuar planin per normalizimin e raporteve Kosovē Serbi, në parim dhe sa dimë ne ai tani më vetëm është në hall lidhur me atë sesi të gjej formen më të mirë për pranimin e asociacionit apo zajednices siq e quante më parë vet Kurti”, thotë ai për Gazeta Blic.

Sadiku tutje theksoi se nëse një marrveshje e prezantuar nga SHBA dhe BE-të nuk pranohet nga Kurti, ai detyrimisht duhet të dorëhiqet sepse nuk do të mund të qeveriste me sanksionet që do t’i vendoseshin Kosovës.

“Mendoj që nëse një marrëveshje të tillë të sponsorizuar nga ShBA dhe BE, do të thoshte edhe detyrim i zotit Kurti të dorhiqet pasi që do të izolohet ndërkombetarisht dhe pavarësisht legalitetit dhe legjitimitetit te tij, ai s’do të mund qeveriste ma tej sepse Kosova kishte sanksione ekonomike dhe politike” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”

Arbnor Sadiku, Analist

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë njoftoi opinionin publik dhe qytetarët se ka pranuar planin franko-gjerman si bazë të mirë për fillimin e bisedimeve.

Ai gjithashtu ka prezantuar para Kuvendit edhe gjashtë kushtet për formin e Asociacionit të Komunave me shumice serbe apo e siç quante Kurti në opozitë, Zajednica.

“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend raporton Gazeta Blic.

Pralajmërimi i fortë: Nëse Albin Kurti nuk e nëshkruan Asociacionin, Qeveria bie!