Sporti

“Ne nuk jemi Neymar”, tifozët e Bayernit protestojnë në Paris për çmimet stratosferike të biletave për ndeshjen e Championsit

02/15/2023 09:34
nga:Lorik J

Bayern Munich fitoi 1:0 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe gjykuar nga reagimet e futbolldashësve në rrjetet sociale, fitorja u arrit jo vetëm në fushë por edhe në tribuna.

Gjermanët u kënaqën atje me tifozët e tyre, brohoritjet, por edhe me një mesazh për mikpritësin.

“Bileta 70 euro? Epo, ne nuk jemi Neymar. ***PSG!”, shkruhej në pankartat që tifozët e Bayernit shpalosën gjatë ndeshjes. Kështu protestojnë kundër UEFA-s dhe klubeve për grabitjen e tifozëve me çmime të larta të biletave, sidomos në ndeshjet jashtë fushe.

Përkatësisht, UEFA ka përcaktuar që tifozët e ftuar mund të paguajnë maksimumi 70 euro për biletat për ndeshjet e Champions League, që, të gjithë tifozët pajtohen se është shumë. Sidomos për vendet më të këqija në stadiume, ku ndodhen zakonisht.

/GazetaBlic Sport