Lajme

Muharremaj tregon përgatitjet që ka bërë komuna e Suharekës në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë

02/15/2023 09:35
nga:Y I

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka thënë se punimet janë duke vazhduar në lidhje me mungesën e ujit në lagjen “Kenan Halimi” .

Muharremaj ka thënë se kete vit pritet të rregullohet ky problem.

“Ne kemi ba një marrëveshje me Hidrogjioni, kemi nda mjete, vitin e kaluar kemi dhënë diku 100 mijë euro. Punimet janë duke vazhdu dhe besoj se sivjet do te kete ujë edhe në atë lagje, “Kenan Halimi” dhe komplet komuna e Suharekës”

Tutje Muharremaj ka treguar edhe pergatitjet që kanë berë në kuadër të 15 vjetotit të Pavarsisë.

“Jemi tu ba gati për 15 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës. Do të kete aktivitete si çdo here. Sot do të shkojmë në lapidaret e dëshmorëve. Do të degorohet edhe pjesa tjetër e sheshitpër festën e Pavarsisë, do ta kemi donacion nga “Qendra e Bizneseve”. Do të ketë aktivitete edhe sot, nesër dhe pasnesër. Do të kemi në vizitë të shtunen disa ambasadorë të cilët do të dalin të vizitojnë komunën e Suharekës dhe turizmin e komunës tonë” deklaroi Muharremaj në Kanal 10 raporton Gazeta Blic.