Mosmarrëveshja në fushë mes Romelu Lukakut dhe Nicolo Barella në ndeshjen Sampdoria-Inter vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Një gjest i keq, shenjë e momentit të nervozizmit që mbretëron në shtëpinë e Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç shkruan Corriere della Sera këtë mëngjes, çështja do të shqyrtohet sot në Appiano Gentile dhe një gjobë është e mundshme për të dy lojtarët.
Në çdo rast, Inzaghi tashmë është shprehur se gjithçka është kryer.
Kujtojmë se gjatë asaj ndeshje që përfundoi 0:0, Lukaku iu kthye me nervozizëm në mes të fushës, mesfushorit, Nicolo Barella.
/GazetaBlic Sport
Il rimprovero di Lukaku a Barella. pic.twitter.com/E28ASe2qxx
— Alessandro (@90ordnasselA) February 13, 2023


