Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Francë ndaj PSG’së, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar në ‘Parc des Princes’ ishte 0 me 1.
Një gol i Coman i dha fitoren skuadrës gjermane, fitore kjo që i jep një përparësi të madhe para ndeshjes kthyese.
Fitore shumë të rëndësishme ka siguruar edhe Milani ndaj Tottenham. “Rossonerët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 0.
Brahim Diaz shënoi golin e vetëm në ndeshje, me spanjollin që tundi rrjetën në minutën e 7-të.
/GazetaBlic Sport/


