Lajme

Hamza për mundësinë e rikthimit të Limajt: Respekto procedurat, hyri garës zgjedhore në PDK

02/14/2023 22:15
nga:Astrit Gashi

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar mundësinë që Fatmir Limaj t’i bashkohet subjektit të tij.

Fatmir Limaj është parë që disa kohë në foto me zyrtarë të lartë të PDK-së, ndërsa është përmendur edhe rikthimi i tij i mundshëm si kryetar i këtij subjekti. Hamza ka komentuar këto spekulime. Ai ka thënë se nëse Limaj është i interesuar seriozisht t’i bashkohet këtij subjekti, atëherë ai duhet të respektojë procedurat.

“Ky vit është dashur të jetë vit zgjedhor brenda PDK-së”, thotë Hamza.

“Nëse Limaj apo çdokush dëshiron t’i futet garës, atëherë duhet të respektohen rregullat dhe t’i futet garës zgjedhore. PDK ka statutin e saj dhe të gjitha do0kumentet tjera”, shtoi Hamza.