Lajme

Vetura godet këmbësorin në Arllat të Drenasit, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

02/14/2023 21:29
nga:G B

Një veturë ka goditur një këmbësor në Arllat të Drenasit.

Policia ka konfirmuar për Gazeta Blic se vetura ka goditur këmbësorin sot rreth orës 18:40, ku këmbësori ka marrë lëndime, ndërsa shoferi me veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:40  kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka thënë për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.