Lajme

Kryeziu-Hyseni për dyvjetorin e qeverisjes: Atë që e kemi bërë për dy vjet, të tjerët nuk e kanë bërë për 20 vjet

02/14/2023 21:05
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka komentuar punën që Qeveria Kurti ka realizuar për këto dy vite duke thënë se është punuar më shumë se sa 20 vitet e kaluara të qeverive të mëparshme.

“Unë besoj që kjo puna që është bërë për gjatë këtyre dy vite, le të themi që nuk është bë një pjesë e madhe e kësaj për gjatë 20 viteve. Pra jemi përballë atij 20 vjeteshit që përkthehet në punë dy vjet, pra që nënkupton se ka pasur mundësi të punohet por vetëm është dashur me pas vullnet e dëshirë për të punuar vërtet me të vetmin qëllim për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi. Ajo çfarë kemi parë gjatë këtyre viteve nuk e kemi parë përgjatë 20 viteve.”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Tutje, Hyseni ka thënë se nuk ka dashuri me të madhe se ajo për vendin tënd që e shpreh përmes votës, duke thënë se këtë dashuri e treguan qytetarët e Kosovës kur e votuan Vetëvendosjen me 14 shkurt.