Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka akuzuar qeverinë aktuale, që i referohet si Qeveria “Martin Berishaj” në një postim të bërë në Facebook, për rritje të çmimeve dhe për forcimin e pozicionit të Serbisë në Kosovë. Ai këto komente i ka bërë në dyvjetorin e zgjedhjeve të përgjithshme në vend, kur koalicioni i drejtuar nga Kurti, fitoi me rezultat të lartë, shkruan GazetaBlic.
“Dy vjet më parë, kur dishepulli i Sllavoj Zhizhekut fitoi zgjedhjet në Kosovë, nuk kishim as inflacion e as çmime të rritura. Sot, edhe për bukën paguajmë më shtrenjtë. Të gjitha çmimet janë rritur, por jo dhe pagat apo standardi i jetës”, shkroi deklaroi Blaka.
Ai gjithashtu vuri në dukje se premtimi për të ndriçuar Kosovën “nga terri pesëqind vjeçar osman” dhe “qeverisjet e 20 vjetëve të kaluara” është i vetmi i mbajtur, pasi Serbia është më e fortë në Kosovë sot në krahasim me shkurtin e 1998. Blaka theksoi se buxheti i rritur dhe rezervat shtetërore nuk shkojnë në investime kapitale nëpër komuna, por në xhepin e mafias energjetike.
“Dy vjet më parë doli një qeveri e madhe në numra, por më e dobëta në historinë e Kosovës”, theksoi shtoi Blaka.


