Lajme

Colomina takon Kurtin: NATO e mbështet planin e propozuar nga BE-ja

02/14/2023 19:54
nga:Astrit Gashi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, takoi kryeministrin e vendit, Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Angelo Ristuccia dhe kreun e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.

“NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të Organizatës së Kombëve të Bashkuara”, ka shkruar Colomina.