Lajme

Ker-Lindsay për propozimin e BE-së: Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar se propozimi i tanishëm evropian

02/14/2023 18:52
nga:Astrit Gashi

Analisti dhe profesori James Ker-Lindsay nga London School of Economics kundërshton vlerësimet që dolën javën e kaluar nga Bashkimi Evropian se propozimi është një mundësi historike për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se e di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën, përcjellë GazetaBlic.

“Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Ky propozim nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim, por në vend që të ushtrohet mbi palët për të pranuar një marrëveshje shumë të dobët, që nuk do t’i pëlqejë askujt, atëherë me siguri do të kishte qenë më mirë të përdorej ajo trysni për të bindur kryeministrin Kurti, për të bindur presidentin Vuçiç të shkojnë deri në fund”, tha analisti Ker-Lindsay.