Sporti

Moldavia kthen mbrapsht tifozët serb për ndeshjen e Ligës së Konferencës, akuzohen për grusht shteti

02/14/2023 15:49
nga:Lorik J

Ndeshja mes Sherifit të Tiraspolit dhe Partizanit të Beogradit do të luhet me dyer të mbyllura. Vendimi është marrë së fundmi nga Federata Moldave e Futbollit nisur nga ngjarja që ndodhi me tifozët serb. Ndeshja u zhvendos nga Tiraspoli në Kishinau për arsye sigurie, ndërsa tifozeria serbe nuk u lejua të hynte në shtetin Moldav.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, ngriti pretendime se serbët po organizonin një grusht shteti me mbështetje të Rusisë. Për këtë arsye tifozët e Partizanit të Beogradit u kthyen mbrapsht për në vendin e tyre, pa pasur mundësinë të mbështesnin skuadrën për këtë përballje të vlefshme për Ligën e Konferencës. Më pas, Federata e Futbollit e Moldavisë mori vendimin që përballja të luhet me stadium të boshatisur, duke mos lejuar as tifozët e Sherifit të Tiraspolit të jenë të pranishëm në tribuna.