Lajme

Nëna e mbante të mbyllur prej 20 vitesh, shpëtohet 39-vjeçarja

02/14/2023 13:41
nga:Y I

Policia në Brazil ka shpëtuar një vajzë që mbahej e mbyllur në kafaz nga nëna e saj prej 20 vitesh.

39-vjeçarja Rosinalva da Silva u gjet në një dhomë të errët, me këmbët dhe duart e lidhura, në Espirito Santo të Brazilit.

Nëna, emri i së cilës nuk është nërë i ditur, ishte nën efektin e alkoolit kur u arrestua.

Menjëherë, gruaja që kishte qëndruar e lidhur për dy dekada, u dërgua në spital për t’u trajtuar nga kequshqyerja, pasi u gjet e dehidratuar dhe e uritur.

Sipas autoriteteve, nëna e ka mbajtur të mbyllur vajzën e saj pasi kishte humbur dy fëmijë të tjerë vite më parë si dhe për faktin që vajza vuante nga çrregullime mendore dhe ishtë agresive.