Sporti

Problemet me dëmtime, lojtari 16-vjeçar mund të luajë sonte ndaj Bayer Munich

02/14/2023 12:56
nga:Lorik J

Në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, PSG do të presë Bayernin sonte në Parc de Princes nga ora 21:00.

Në PSG kanë shumë probleme me lëndimet, pasi në dyshim për paraqitjen janë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat franceze bëjnë të ditur se trajneri Christophe Galtier do t’i japë një shans 16-vjeçarit Warren Zaire-Emery që në minutën e parë.

Ky është një futbollist i lindur më 8 mars 2006.

Ai mund të mbulojë pozicionet e mesfushorit mbrojtës dhe qendror.

/GazetaBlic Sport