Sergio Ramos ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve mes PSG-së dhe Bayernit.
“Largimi nga Reali ishte një ndryshim i madh”, tha Ramos, mbrojtësi 36-vjeçar që e ndërroi Realin me PSG-në në vitin 2021.
“Qëllimi im ishte gjithmonë të fitoja. Kam fituar shumë te Reali dhe mendoja se të shkoja te PSG ishte një mundësi e mirë për të ndryshuar mjedisin. Në fillim gjithçka ishte e vështirë. Duhet të gjesh një shtëpi, të vendosesh me katër fëmijë. Fillimi ishte i vështirë, por doli mirë”, shtoi Ramos.
“Pas transferimit gjithçka shkoi keq. U lëndova, e kisha të vështirë të rikuperohesha, të përshtatesha me sistemin e ri, shokët e skuadrës, trajneri… Fillova të dyshoja nëse bëra gjënë e duhur. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime luftoj dhe punoj shumë.”
Ramos fitoi katër Champions League me Realin.
“Do të shohim nëse mund ta bëj me PSG-në. Ne jemi një ekip i madh, por në futboll jo gjithmonë fitojnë më të mirët. PSG është i uritur për të fituar Ligën e Kampionëve dhe unë do të bëj më të mirën për ta fituar këtë kompeticion përsëri”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


