Sporti

Neymar për lojtarin që pranoi se është homoseksual: Kjo është një ditë e rëndësishme

02/14/2023 08:04
nga:Lorik J

Neymar u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Bayernit për lojtarin e kombëtares çeke Jakub Jankto, i cili pranoi se është homoseksual.

“Kjo është një ditë e rëndësishme. Të gjithë jemi të lirë, paragjykimet nuk duhet të jenë aq të rëndësishme, çfarëdo forme diskriminimi të jetë. Nuk e dija që Jankto e kishte publikuar. Çdo njeri duhet të jetë i lirë të bëjë çfarë të dojë”, tha braziliani.

Kujtojmë se mesfushori i Sparta Pragës ka thënë se dëshiron ta jetojë jetën “në liri”. “Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi”, ka thënë Jankto në Instagram. ”

Jankto është anëtar i Getafe-s që nga viti 2017 dhe aktualisht është i huazuar te Sparta. Ai ka luajtur edhe për Udinese, Ascola dhe Sampdoria, ndërsa për kombëtaren çeke ka luajtur 45 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

/GazetaBlic Sport