Sporti

Liverpool fiton derbin e “Merseyside” ndaj Everton

02/13/2023 22:56
nga:E K

Liverpooli ka fituar derbin lokal ndaj Evertonit.

Reds kanë mposhtur skuadrën tjetër të qytetit me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Premierligës.

Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah në minutën e 36-të të ndeshjes, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Epërsinë për skuadrën e Klopp e dyfishoi Gakpo në minutën e 49-të pas një asistimi të Alexander-Arnold.

Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit pas katër ndeshjes në Premierligë.

Me këtë fitore, ata ngjiten në vendin e nëntë me 32 pikë, derisa Evertoni mbetet në vendin e 18-të me 18 pikë.