Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit personit që nuk u mbijetoi plagëve pas therjes me thikë

02/13/2023 22:39
nga:G B

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Mbrëmë u raportua lidhur me këtë ngjarje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore.

Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë familjarët e tashmë kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme, me datën 14 shkurt.

Sipas njoftimit, falja e xhenazes bëhet në Xhaminë tek varrezat e qytetit Dragodan – Prishtinë.