Lajme

Kryeziu: Askush nuk dëshiron që edhe pas planit franko-gjerman situata të rikthehet në pikën zero

02/13/2023 22:09
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Kosova në dekadën e fundit është treguar e papërgjegjshme sa i përket obligimeve të saj për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e interpretimeve të gjykatës kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se askush nga ata që janë përfshirë në dialog, nuk dëshiron që edhe pas planit franko-gjerman situata të rikthehet në pikën zero.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesat për Asociacion para marrëveshjes franko-gjermane kanë një argument të vetëm?!

Kosova në dekadën e fundit është treguar e papërgjegjshme sa i përket obligimeve të saj për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e interpretimeve të gjykatës kushtetuese.

Askush nga ata që janë të përfshirë në dialog, nuk dëshiron që edhe pas planit franko-gjerman situata të rikthehet në pikën zero.