Sporti

Formacionet zyrtare: Liverpool – Everton

02/13/2023 20:01
nga:E K

Liverpool do të përballet sot me Everton.

Deri i Merseyside do të zhvillohet sot nga ora 21:00, aty ku dy skuadrat nga Liverpooli do të kërkojnë fitoren për të kthyer formën e mirë në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Everton hyn në këtë takim me trajnerin e ri, Sean Dyche i cili mori drejtimin e “Bluve” pas shkarkimit të Frank Lampard. Dyche e nisi mirë aventurën e tij me skuadrën nga “Goodison Park” duke arritur ta mposht Arsenalin në xhiron e kaluar me rezultat 1-0.

Në anën tjetër “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp në këtë takim do hyjnë pas humbjes së rëndë nga Wolves me rezultat 0-3.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Ja 11’shet startuese: