Sporti

Pioli: Dy ndeshjet ndaj Tottenham do të jenë më të rëndësishmet në karrierën time

02/13/2023 16:19
nga:E K

Milan do të ketë sfidë të vështirë në Champions League ndaj Tottenham.

Ndeshja e parë ndaj gjigantëve anglezë do luhet nesër, kurse Pioli para ndeshjes në konferencë për shtyp i ka cilësuar ballafaqimet ndaj Spurs si më të rëndësishmet në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Mendoj se nga pikëpamja motivuese do të jetë e thjeshtë, por ndeshja do të jetë e komplikuar, duke qenë se përballemi me një kundërshtar të fortë me një trajner të fortë. Po, ato do të jenë dy ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time si trajner”, tha fillimisht Pioli.

Ai vlerësoi lartë edhe homologun e tij, Antonio Conte.

Kudo që ka shkuar Conte ka dhënë gjithmonë mentalitetin dhe filozofinë e tij. Nuk ka mesfushorë startues, por klubet angleze kanë skuadra të shkëlqyera. Nga pikëpamja taktike, kundërshtari është i fortë”, shtoi ai.

Ne duhet të luajmë me më shumë ritëm. Ne e kemi përgatitur veten për të qenë në lartësinë e tij”, përfundoi Pioli.

/GazetaBlic Sport/