Lajme

Delegacioni shqiptar takohet me Komisionin për Punë të Jashtme

02/13/2023 15:49
nga:G B

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pritur në takim një delegacion të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ky takim po mbahet pa prezencën e medieve. Ndërkohë që nuk është paralajmëruar as konferencë për medie.

Gjatë së hënës, delegacioni shqiptar është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.