Përvoja e Daniele De Rossit në pankinën e SPAL-it ka përfunduar.
Humbja 2-1 ndaj Venezias në xhiron e fundit të kampionatit rëndoi pozitën e tij. SPAL sot zë vendin e tretë nga pozita e fundit në renditje me 24 pikë, vetëm një më shumë se Benevento e parafundit dhe dy më shumë se Cosenza e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë javën e kaluar pankina e De Rossit ishte vënë në pikëpyetje serioze, por më pas pronarët e klubit kishin vendosur t’i jepnin një shans ish-kapitenit të të Romës.
Pikërisht ndeshja ndaj Venezias, e cila poashtu u humb.
Vendin e tij pritet ta zërë Massimo Oddo, një tjetër kampion bote i vitit 2006. Nesër në qytet pritet presidenti Joe Tacopina, i cili do të kthehet nga Nju Jorku dhe mund të jetë dita e prezantimit të trajnerit të ri.
/GazetaBlic Sport


