Lajme

Krasniqi i parashtron Kurtit disa pyetje për planin evropian: Përballë Serbisë jemi bashkë

02/13/2023 12:53
nga:Genita C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi, ka paraqitur kërkesën e thirrjes së kësaj seance duke thënë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë epilogu i këtij procesi.

“Dialog me epilog, njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Fjalia bazë që e përmbledh interesin tonë shtetëror dhe konsensusin politik”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se do të kishte qenë e udhës që Qeveria të ftonte opozitën për një diskutim të tillë, të hapur e transparent që të na njoftonte për ecurinë e dialogut.

“Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte edhe ndihmë me aq sa kemi potencial. Përballë Serbisë e aspiratave të saj nuk ka dallime, përball Serbisë jemi bashkë”, tha i pari i PDK-së.