Lajme

Kusari: PDK po mundohet ta shlyejë barrën e ta kaluarës duke kundërshtuar Byronë Shtetërore

02/13/2023 12:28
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zbatimi i Ligji të Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është i domosdoshme, për siç ka thënë luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ai ka thënë ky projektligj është bërë pas konsultimeve me shumë akterë dhe janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndërsa, për paralajmërimin e PDK-së për ta dërguar në Kushtetuese këtë projektligj, ajo tha se kjo parti po tenton të shlyej të kaluarën në raport me Byronë Shtetërore.

“Mendoj që çështja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese e ka komponentin e barrës të së kaluarës që PDK po mundohet ta shlyej në raport me këtë projektligj, përndryshe zbatimi dhe funksionimi i këtij projektligji është i domosdoshëm për të treguar përkushtimin maksimal për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ajo të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Abelard Tahiri nga PDK i pyetur për vërejtjet që kanë ka thënë se për këtë mund të flasin deputetët nga Komisioni për Legjislacion si dhe për dërgimin e tij në Kushtetuese duhet të priten disa afate ligjore.

Kuvendi ka miratuar të enjten në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.