Lajme

Vjedhje në Prishtinë

02/13/2023 10:15
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në Prishtinë.

Një person ka deklaruar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe prej aty dyshohet se kanë vjedhur disa kompjuterë.

Vjedhje sipas policisë ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe janë duke u kryer hetime intensive.