Sporti

Në Bundesligë dje u shënua një eurogol, lojtari i Herthas “bombardoi” portën

02/13/2023 10:16
nga:L J

Pas katër humbjeve radhazi në ndeshjet e kampionatit gjerman, Hertha mundi 4-1 Borussia Monchengladbach të dielën për t’u ngjitur nga zona e rënies në Bundesligë.

Por më shumë se kaq flitet për golin e shënuar nga lojtari i tyre, Marton Dardai.

Ai ishte shënuesi i golit në minutën e 52-të që i dha skuadrës së tij epërsinë 2:1, ndërsa goli i shënuar nga 22-23 metra, cilësohet si fantastik dhe ndër më të bukurit në Bundesligë së fundmi.

Ai e shënoi atë në ditëlindjen e tij të 21-të përpara babait të tij Pal, rekordmenit të Hertha-s për ndeshjet e luajtura në Bundesligë dhe ish-trajnerit të ekipit.

Dardait iu nevojiten 32 ndeshje për golin e tij të parë në Bundesligë.

/GazetaBlic Sport