Lajme

FSK i nxjerr të gjallë dy persona nga rrënojat në Turqi, pas më shumë se 162 orë pas tërmetit

02/12/2023 20:58
nga:G B

FSK ka shpëtuar edhe dy persona në Turqi, më shumë se 162 orë pas tërmetit, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, i cili ka thënë se njëra nga të shpëtuarit është vajzë 13 vjeçare.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i mrekullueshëm!

U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare.

Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.