Lajme

Sulmi raketor rus godet rajonin Kharkiv të Ukrainës

02/12/2023 16:29
nga:G B

Një person u plagos pas një sulmi me raketa ruse në rajonin ukrainas të Kharkivit.

Kështu njoftoi kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov në Telegram të dielën.

Sulmi, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunën, dëmtoi një biznes dhe shkaktoi një zjarr në shkallë të gjerë, tha Sinegubov.

Si pasojë e sulmit është plagosur një civil 35-vjeçar. Ai është shtruar në spital me lëndime të lehta, tha Sinegubov.

Diku tjetër në rajon, bombardimet masive dhe një sulm ajror dëmtuan 13 ndërtesa banimi dhe ndërtesën e policisë kombëtare në qytetin e Vovchansk, tha Sinegubov, duke shtuar se nuk kishte viktima, raporton CNN.