Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Rusia e bëri të qartë se Serbia nuk ka asgjë në dorë për marrëveshjen finale me Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Rusia ka theksuar se do të ketë rol në këtë proces, të cilin do ta bazojë në kushtet gjeopolitike me perëndimin.
Postimi i saj i plotë:
Tash Rusia e bëri të qartë se Serbia nuk ka asgjë në dorë për marrëveshjen finale me Kosovën, duke theksuar se do të ketë vetë rol Rusia në këtë proces, të cilin do ta bazojë në kushtet gjeopolitike me perëndimin, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë.


