Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që i njëjti në lokalin e tij kishte zhvilluar lojëra elektronike – kompjuterike.
Rasti ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit, të shtunën mbrëma.
Policia e Kosovës tha se gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit te një klient janë gjetur tri tiketa te lojërave te fatit si dhe janë konfiskuar si prova një printer dhe një llap top.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.


