Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka arritur ta shkruajë historinë.
Kroos është shpallur për herën e gjashtë fitues i Kupës së Botës për Klube.
Ai për herën e parë e preku këtë trofe me Bayern Munchen në vitin 2013-të dhe më pas e fitoi plot pesë herë me klubin mbretëror, në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022.
Ish-reprezentuesi gjerman e ka fituar këtë trofe sa herë që ka marrë pjesë dhe nuk di asnjë humbje në këtë kompeticion.
Real Madridi është shpallur kampion bote për klube.
“Los Blancos” fituan me rezultat 5:3 kundër Al-Hilal.


