Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Malishevës, me ndeshjen që pati ‘dy fytyra’, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0 me 3 në të mirë të kampionit në fuqi, kurse në pjesën e dytë, Malisheva shënoi dy gola dhe e bëri ndeshjen interesante deri në sekondat e fundit. Por që në fund, një gol i Veton Tushës i vendosi shifrat përfundimtare, 2 me 4.
Albion Rrahmani ishte fantastik, duke realizuar ‘Hat-trick’, kurse Mustafa dhe Hazrollaj shënuan për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, i cili u deklarua pas ndeshjes.
“Prej katër golave që i pësuam, tre prej tyre janë naivë. Por kjo është kur luan me kundërshtarë më të fortë. Shpresoj që të përforcohemi. Duhet t’i përballojmë edhe këto ndeshje. Është evidente që luftojmë për të mbetur në ligë. Në pjesën e dytë patëm mundësi rikthimi. Qëlluam shtyllën, por nuk do të ishte reale një rezultat tjetër, pos kësaj që ndodhi. Është një rezultat që na tregon dobësitë që i kemi. Do ta kemi vështirë, është e qartë. Unë jam i kënaqur që të gjithë dhanë maksimumin, por ne kemi probleme në të gjitha repartet. Duhet punë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar Sokoli.
/GazetaBlic Sport/


