Lajme

Stresi: Unë jam mashkull dhe burrë mbi burra, i them Kejsit që e dua fortë e ia uroj ditëlindjen

02/11/2023 14:36
nga:Astrit Gashi

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime të Big Brother VIP Kosova, Stresi ka kërkuar kohën nga produksioni për t’ia uruar ditëlindjen një personi që ai zotohet ta dashurojë kokë e këmbë.

Bëhet fjalë për Kejsin, e cila sot kremton ditën e lindjes, ndërkohë që një urim nuk mungoi as nga ish partneri i saj, Stresi.

“Unë ia uroj me gjithë shpirt edhe jam mashkull dhe jam burrë mbi burra dhe i them që e dua fortë. E dua fort, le të bëhet 100 vjeçe”, ka thënë Stresi mbrëmë në Prime.