Lajme

Hoxha për Hashim Thaçin: Për herë të parë e kam takuar në Hagë, ai është figura e liderit suprem të PDK-së por edhe të Kosovës

02/11/2023 07:37
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në RTV Dukagjini ka folur rreth ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Hoxha ka treguar se për herë të parë Thaçin e kishte takuar në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se nuk e ka takuar asnjëherë më parë personalisht, as edhe kur ishte bërë pjesë e PDK-së.

“….është një fakt që mua me lëndon që Thaçin për herë të parë e kam takuar personalisht në Hagë, nuk më ka rastësisë ndonjëherë në jetë publike me taku personalisht. As kur kam hyrë në parti nuk e kam pasur rastin ta takoj. Kjo është që me vjen keq, ka qenë shumë i vështirë takimi, më e taku liderin e partisë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha tha se Thaçi është figura e liderit suprem të PDK, por, edhe figura e liderit suprem të Kosovës, duke theksuar se Thaçi nga një ushtar i UÇK-së ka shpallur Pavarësinë e Kosovës dhe është bërë kryeministër dhe president i Republikës së Kosovës.

“Për mua është figura e liderit suprem të PDK-së, por, edhe të Kosovës pasi nga një ushtari i UÇK-së dhe një idealist, themeltari i PDK-së, ai që ka shpallur pavarësinë e Kosovës, president i Kosovës, kryeministr i Kosovës. Shembulli i tij tregon çka nënkupton dashuria e tij për vendin, çka nënkupton me besu jo vetëm në ëndërr tënde por edhe një ëndërr për të gjithë, çka do të thotë me punua çdo ditë për ato ëndrra dhe me pas guxim me i bë realitet”, ka shtuar Eliza Hoxha.