Lajme

Kelmendi pasi Haxhiu i tha prokurorit “dorëzohu”- Duhet të merren valixhet dhe iket nga ky vend!

02/10/2023 21:55
nga:Y I

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i ka kërkuar prokurorit të dorëzohet për çështjen ku e njëjta akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ka reaguar gazetari, Adriatik Kelmendi.

Kelmendi përmes një reagimi në Facebook ka thënë se “çfarë ndodh nëse një ministër në proces gjyqësor i thotë një prokurori dorëzohu dhe ai vërtet dorëzohet?”

Tutje Kelmendi thotë se pas kësaj që ka ndodhur sot duhet të merren valixhet dhe iket nga ky vend, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Çka ndodh nëse një ministër në proces gjyqësor i thotë një prokurori dorëzohu dhe ai vërtet dorëzohet?

Duhet marrë valixhet dhe ikur nga ai vend.

E kemi për borxh ta ruajmë këtë vend.

Duke e ruajtur demokracinë!

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës