Sporti

Testet mjeko-ligjore zbulojnë gjurmë të ADN-së së Dani Alves brenda trupit të të resë

02/10/2023 21:18
nga:E K

Situata është e komplikuar për Dani Alves, në burg të përkohshëm që prej 20 janarit për një përdhunim të dyshuar të një vajze 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.

Tani, disa raporte mjeko-ligjore të dhëna në Gjykatën Ekzaminuese numër 15 të Barcelonës zbulojnë se mbetjet e spermës së gjetur brenda trupit të viktimës së dyshuar, në rrobat e tij dhe në dyshemenë e banjës së Sutton kanë të njëjtin profil gjenetik.

Kjo provë e re përforcon versionin e sulmit seksual që e reja denoncon dhe ekspozon sërish futbollistin.

Alves ka qenë në burgun Brians 2 që nga 20 janari në mënyrë të përkohshme dhe pa kusht, pasi gjyqtari hetues vuri re se ekzistonte një rrezik i lartë ikje. Më pas, ekipi i avokatëve të Alves, i udhëhequr nga Cristóbal Martell, paraqiti një apel duke kërkuar lirimin e përkohshëm të brazilianit.

Për momentin, Prokuroria e cila përfaqëson viktimën e pretenduar, kundërshtojnë lirimin e futbollistit nga burgu, pasi thonë se ka ende rrezik ikjeje.

/abcnews.al/