Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook, një video përmes të cilës thotë se tregohet qartë vjedhja që po kryhet me inceneratorin e Tiranës, pasi sipas saj pagesat kryhen, por shërbimet nuk merren.
“Shikojeni se si mashtruesi më i madh që ka parë Tirana, paguan inceneratorin pa marrë shërbimet e faturuara. Video është e ditës së sotme.
ZERO përpunim mbetjesh!
ZERO standarde.
ZERO kujdes për shëndetin e banorëve të Tiranës.
Inceneratori i Tiranës është shembulli i pastër se si Erioni vjedh hapur me arrogancë çdo ditë. E me ato para ju tall me propagandën boshe me regji të komanduar.
Kjo qeveri nuk meriton asnjë sekondë më shumë!
I bëj thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë dhe se çdo vonesë është vjedhje ndaj çdo shqiptari“, shkruan ajo.


