Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad është shfaqur në televizionin sirian duke takuar punonjësit e shpëtimit në vendin e një ndërtese të shembur në Aleppo të kontrolluar nga qeveria.
Kjo është vizita e parë publike e Asadit në një zonë të prekur nga tërmeti.
Në videon më poshtë shihet një zyrtar i cili e ka përshëndetur presidentin dhe të dy kanë shtrënguar duart.
Mbrojtja civile siriane, e njohur si “Helmetat e Bardha”, vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët. Ai thotë se situata në Sirinë veriperëndimore është “absolutisht katastrofike”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa më e madhe e Aleppos u shkatërrua në luftën civile të Sirisë përpara se të rimarrë nga qeveria në fund të vitit 2016.


