Lajme

Përsëritet historia: Ashtu si babai i tij para 28 vitesh, greku shpëton nga rrënojat një 7 vjeçare në Turqi

02/10/2023 15:03
nga:Y I

Një punonjës grek i emergjencave civile ka shpëtuar një vajzë 7 vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Hatay të Turqisë.

Por ajo që e kthehu këtë në një ngjarje të rrallë është fakti se historia është përsëritur.

Në vitin 1995 Babai i specialistit të ri nga Greqia, Konstantinos Nikas kishte shpëtuar gjithashtu një të mitur pas tërmetit me magnitudë 6.1.

“I ati po e shikon me krenari Konstantinosin nga parajsa”, shkroi një nga miqtë e tij në Twitter. “Kur pashë Nikasin duke shpëtuar një fëmijë të vogël në Turqi, mu kujtua shoku im i vjetër, gjenerali i ndjerë Panagiotis Nikas që shpëtoi vogëlushin Andreas në tërmetin e Aigios”, vazhdonte postimi.