Lajme

Kosovë-Shqipëri në funksion të ruajtjes së paqes e stabilitetit në Ballkan

02/10/2023 12:32
nga:Astrit Gashi

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se është nënshkruar plani bilateral ndërmjet Drejtorit të Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes, Faruk Geci dhe homologut të tij nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Blerim Çaka.

“Bashkëpunimi ndërmjet dy shtete shqiptare është shumëfishuar ngase natyrshëm bashkë mund të arrijmë më shumë. Dy shtete, një komb, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.