Lajme

“A të futemi krejt në VV?” – Deputetja e PDK-së: Më shumë kritikohet opozita sesa pushteti

02/09/2023 23:56
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti karshi dialogut me Serbinë teksa ka përmendur edhe deklaratat e sotme në Kuvendin e Kosovës nga zyrtarë qeveritarë se opozita nuk po i përkrahë në këtë proces.

Sipas saj, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, më shumë kritikohet opozita sesa partia që udhëheq me vendin.

“Më falni çfarë pune ka opozita? Ne jemi shuëm proaktiv. Ne i kemi ofruar mbështetje për dialogun. A të futemi krejt në VV-në, sepse sot na quajtëm në opozitë patetike, sepse bënim kritika se ju kanë ulë pagat profesorëve e dikujt tjetër ju kanë rrit. Deri këtu ka mbërri diskursi, ata edhe pse janë pozitë merrën me opozitën se pse nuk i mbështetë. Çka po mendojnë këta, që duhet me i ledhatu? Jo, jo më fal. Ne duhet me mbajtë përgjegjësi pushtetin dhe qeverinë. Tjetër përgjegjësi s’kemi. I vetmi instrument i joni, është fjala. Sepse as rezolutat nuk na kalojnë”, tha Hoxha në Prime Time në Kanal10.