Sporti

Bajrami: Qëllimi im te Sassuolo? Të shënoj gola dhe të jap sa më shumë asist

02/09/2023 23:52
nga:Lorik J

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami, ka folur për herë të parë për transferimin e tij nga Empoli te Sassuolo.

Shqiptari tha për mediet italiane se zgjodhi këtë skuadër, pasi sipas tij aty dinë të luajnë futboll.

“Zgjodha Sassuolo sepse është një vend shumë i rëndësishëm me një trajner që e njihja tashmë. Kam folur gjithashtu me të. Është një mjedis si ai i Empolit, me djem që dinë të luajnë futboll. Jam shumë i lumtur që jam këtu.”-tha Bajrami.

Më tej 23-vjeçari zbuloi edhe se cili është qëllimi i tij te skuadra e re.

“Qëllimet e mia janë të ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia dhe të shënoj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asist.”-shtoi mesfushori./ss