Sporti

Agim Ademi: Nuk ka njeri në botë që më detyron me dhënë dorëheqje

02/09/2023 21:21
nga:L J

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se nga posti i udhëheqësit të FFK-së mund të jap dorëheqje vetëm nëse ka pakënaqësi të klubeve.

“Asnjëherë në jetë nuk jap dorëheqje, kurrë nuk jap dorëheqje mbajeni në mend, nuk ka njeri në botë që më shtin me dhanë dorëheqje prej dashurisë time të parë, prej futbollit kur e di që jam mirë. Prej futbollit largohem kur e di se nuk kam çka me dhanë për futboll, derisa më don komuniteti dhe më votojnë jam i lidhur me ta, vetëm vota e tyre më detyron edhe në kuptimin moral, nëse nuk janë klubet e kënaqura unë në atë moment nuk rri ta pengoj dikënd, por për dëshira të dikujt, për interesa të dikujt nuk ka njeri që më heqë prej atij vendi”, tha Ademi në Rubikon.